KOSOVA Hackers

MICROSOFT OFFICE 2010 PA PAGESE DHE ONLINE

Go down

MICROSOFT OFFICE 2010 PA PAGESE DHE ONLINE

Post  n1k1 on Sun Apr 11, 2010 9:47 pm

Microsoft Office 2010 pa pagesë dhe online
Microsoft e Google gjatë disa muajve të fundit po shkëmbejnë goditje në mes vete. Pas paralajmërimit të kompanisë Google për paraqitjen e sistemit të vet operativ, Microsoft ka njoftuar se së shpejti do të nis Office 2010 i cili do të jetë pa pagesë dhe do të konkurrojë ndaj Google Docs. Nafaka jonë!

Bëhet fjalë për paketën Office e cila, sikur edhe Google Docs, do të mund të jetë e qasshme nëpërmes shfletuesit të internetit, derisa do të përmbajë versionet më të thjeshtësuara të Word, Excel, PowerPoint e OneNote. Lansimi është planifikuar për fillimin e vitit të ardhshëm.

Në Microsoft theksojnë se sipas dëshirave të shprehura të përdoruesve edhe ata duan që të gjitha aplikacionet e popullarizuara t’i bartin edhe në internet. Mbi 400 milionë përdorues të sistemit Windows Live do të mund të përdorin Office 2010 krejtësisht pa pagesë. Shkurt e shqip, për përdorimin e Office 2010 do të ju nevojitet vetëm emri përdorues (username) dhe fjalëkalimi (password) me të cilët hapni e-mailin në Windows Live.

Office 2010 në versionin eksperimental do të duhej të del qysh në muajin dhjetor të këtij viti.

Telegrafi.com
avatar
n1k1
Admin

Posts : 78
Join date : 2010-04-10
Location : N;WebFaqe

View user profile http://kosovahackers.getgoo.net

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum