KOSOVA Hackers

NE MACROWORLD U PARAQIT macbook pro i ri

View previous topic View next topic Go down

NE MACROWORLD U PARAQIT macbook pro i ri

Post  n1k1 on Sun Apr 11, 2010 9:56 pm

Pas paralajmërimeve se bëhet fjalë për Macworldin e fundit, pritjet zakonisht të mëdha që e rrethojnë këtë panair kishin rënë. Në pajtim me këtë, Apple nuk ka paraqitur asgjë revolucionare, derisa produkti më interesant i ri është pikërisht laptopi 17 inçësh - Macbook Pro.

Ky laptop paraqet majën e ofertës së Apple, e ai dallohet sipas rezolucionit prej 1920 x 1200 pikselash me ekran pa shkëlqim, që do të gëzojë ata të cilët nuk mund të durojnë ekranet reflektuese të cilët kohëve të fundit për ndonjë arsye bizare po integrohen në shumicën e laptopëve.

Sa i përket lidhjeve në të janë tri porte USB, ai Mini DisplayPort dhe FireWire 800. Ajo që gjendet në vet laptopin është bukur standarde: procesorët më të ri C2D nga prodhuesi Intel, deri në 8 GB RAM memorie dhe përzgjedhja në mes të një vargu të kartelave grafike NVIDIA. Interesante është bateria, e cila nuk mund të ndërrohet, por sipas Apple ajo mund të furnizojë laptopin për tetë orë rresht dhe të përballojë rreth 1.000 mbushje.

Nga risitë softuerike në të gjendet edhe versioni i ri paketës së programeve për përdoruesit shtëpiak iLife 09 si dhe paketës për zyre iWork 09. Në mesin e risive më interesantja duket të jetë iWork.com, versioni online i iWork i cili paraqet pandan për Google Docs dhe me vete sjell mundësinë e ruajtjes së dhënave online, përpunimin dhe shkëmbimin e dokumenteve.

Në fund, ja vlen të përkujtohen thashethemet e ndryshme të cilat e kanë rrethuar Macworldin e sivjetmë, e të cilat nuk kanë ngjarë: nuk ka iPhone Nano, nuk ka Mac Mini të ri e as iMac, e nuk ka qenë as vet Steve Jobs të cilit nuk po i ecën mbarë puna me shëndet.

Megjithatë, kompanisë Apple po i ecën mirë, rezultatet afariste janë të shkëlqyera (në 2008 janë shitur 9.7 milionë kompjuterë Mac), prandaj prej tyre edhe në të ardhmen mund të presim produkte të shkëlqyera dhe interesante.

www.apple.com
avatar
n1k1
Admin

Posts : 78
Join date : 2010-04-10
Location : N;WebFaqe

View user profile http://kosovahackers.getgoo.net

Back to top Go down

View previous topic View next topic Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum